Janari është muaji i sensibilizimit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës.
Ndaj është i rëndësishëm ndërgjegjësimi mbi sëmundjen dhe mundësitë për ta parandaluar atë, njohuritë mbi faktorët e rrezikut dhe kujdesi për të komunikuar me mjekun pa neglizhuar.

Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri i cili zhvillohet në qafën e mitrës së një femre dhe është kanceri i dytë më i zakonshëm te femrat, veçanërisht në vendet në zhvillim. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën.
E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela, gjinekologia Mimoza Keta ka thënë se sot në botë çdo gjysëm ore vdes një grua nga kanceri në qafën e mitrës.

“Sot në botë çdo gjysmë ore vdes jë grua nga kanceri në qafën e mitrës.
Kanceri në qafën e mitrës ashtu si kanceri i gjirit janë të shërueshëm nëse kapen që në fazat e para, nuk marrin jetë njerëzish.
Edhe pse kanceri i qafës së mitrës nuk shfaq simptoma të dukshme si kanceri i gjirit, ai përsëri mund të zbulohet herët .
Ekzistojnë dy ekzaminime primare për kancerin e qafës së mitrës:Pap testet.

Një test Pap test zbulon qelizat anormale të kancerit të qafës së mitrës dhe ndryshimet parakanceroze që mund të bëhen kancer.
Testet HPV. Testet HPV kërkojnë për papillomavirusin njerëzor (HPV). HPV është faktori numër një i rrezikut për kancerin e qafës së mitrës”- tha Keta për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb