GJIROKASTER

Për 3 ditë me radhë, Gjirokastra u kthye në epiqendrën e festimeve, për mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Festimet në qytetin muze nisën Ditën e Verës dhe u përmbyllën mbrëmjen e së shtunës me një koncert në sheshin e pazarit. Të kthyera tashmë në traditë, karnavalet sollën një larmi ngjyrash e maskash me paradën e kostumeve nga nxënësit e shkollave të qytetit.

Një rrugëtim treditor përmes historisë solli eksperienca të paharrueshme për ata që zgjodhën Gjirokastrën si destinacionin e tyre. Për tre ditë me rradhë qyteti muze u shndërrua në epiqendrën e festimeve që nisën Ditën e Verës dhe u përmbyllën mbrëmjen e së shtunës me një koncert që mblodhi në sheshin e pazarit mijëra qytetarë, vizitorë vendas e të huaj. Të kthyera tashmë në traditë, karnavalet sollën një larmi ngjyrash e maskash me paradën e kostumeve nga nxënësit e shkollave të qytetit.

Aktivitetet treditore që erdhën me motivin “Gjirokastra ecën me historinë” u dhanë mundësinë vizitorëve të bëhen pjesë e përvojave të artizanatit në dru, gur, qeramikë, kulinari dhe të krijojnë kujtimet e tyre me veshjet popullore të punuara nga artizanet e Gjirokastrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb