Real Madrid ka ndryshuar prioritet për sezonin e ri, nuk është më Mbappe objektivi kryesorë, kjo e kushtëzuar nga vështirësitë financiare që paraqet një transferim i tillë. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Erlind Haaland është kthyer në prioritet, pavarësisht se drejtuesit e B.Dortmund insistojnë se sulmuesi norvegjez nuk do të largohet përpara vitit 2022. Së fundmi ka pasur një krisje ndërmjet agjentit të Haaland, Mino Raiola dhe drejtuesve të verdhezinjve, një tjetër detaj që mund të dërgojë biondin drejtë Madridit. Në çdo rast edhe për Haaland, presidenti Perez duhet të bëjë gati një paketë të rëndësishme ekomomike, afro 270 milion euro. Nga kjo shumë, 150 milion euro duhen për të bindur Dortmund ndërsa 120 milion për të joshur sulmuesin. Real Madrid parashikon ti ofrojë Haaland një kontratë 6-vjeçare me 20 milion euro neto në sezon.

Erling Haaland Hertha 2 X 5 Borussia Dortmund Bundesliga 202021 Kbbz8n6ha8vq10zt6vng7cf7e
Erling Haaland Hertha 2 X 5 Borussia Dortmund Bundesliga 202021 Kbbz8n6ha8vq10zt6vng7cf7e

Afrimi i një sulmuesi të ri është kthyer në domosdoshmëri në Madrid duke parë që edhe Benzema nuk ofron më garancinë e dikurshme. Në këtë garë, Real Madrid ka vetëm një rival për të mposhtur, Man.City, me Pep Guardiolën që gjithashtu e ka vendosur në krye të listës. Haaland vërtetoi edhe një herë përballë Bayern Munich se është një sulmues me shumë klas, “dopjeta” e tij brenda pak minutash nuk ka shumë nevojë për koment.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb