Gjithçka e shkrumbuar. Këto janë pamjet e rënda që vijnë në fshati Borsh i Sarandës, ku burrë e gruan humbën jetën në banesën e tyre, pasi ajo u përfshi nga zjarri.

Gazetarja Shpresa Dine ka sjellë pamjet live për “News24”, ku shihet se kanë ngelur vetëm muret dhe pajisje elektroshtëpiake të shkrumbuara. Nga hetime paraprake të policisë, ka dyshime se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Çifti i bashkëshortëve

Rrapo dhe Savete Cika, 83 dhe 71 vjeçe, nuk mundën të dilnin nga flakët, dhe për pasojë humbën jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: