TIRANE
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me kryeprokuroren kroate, Tamar Laptosh. Mësohet se Gjonaj ka diskutuar me kryeprokuroren kroate lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe veçanërisht për ngritjen e SPAK, strukturë e cila do hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.
SPAK është një strukture e cila do hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.
Tamar Laptosh njihet ndryshe edhe si “gruaja e hekurt” apo “tmerri i politikanëve”. Laptosh është prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin dhe do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.
Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. Më herët gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.
(BalkanWeb)