Policia izraelite ka arrestuar tre palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar, dy prej tyre fëmijë, me arsyetimin se “hodhën topa bore drejt makinave të policisë”.

Gazeta izraelite Yedioth Ahranot shkroi se numri i personave të arrestuar nga forcat izraelite në incidentet e ndodhura në pjesë të ndryshme të Kudsit Lindor në 24 orët e fundit është rritur në 45.

Gazeta tha se forcat izraelite të sigurisë arrestuan tre palestinezë, dy prej të cilëve fëmijë, të cilët hodhën topa bore drejt automjeteve të policisë në Kuds.

Pas arrestimeve, që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendra të paraburgimit për ditë të tëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: