Më 17 tetor, në një ndër ambientet më prestigjioze në vend, Maritim Hotel Plaza, reality show “Gjuetarët e Thesarit” hapi siparin për një publik të përzgjedhur. Në premierën e madhe të reality show-t pati personalitete të industrisë mediatike dhe filmike, ku për herë të parë u shfaq dhe traileri i përgatitur enkas për të ftuarit.

Pas materialit flimik, në podium morën fjalën protagonistët e Reality Show, “Gjuetarët e Thesarit” për të folur rreth eksperiencës që kanë përjetuar. Por fillimisht le të njihemi me protagonistët të cilët janë: Irma Ndreu, Xhoi Bare, Ana Ahmetli, Anduel Dailani, Jona Rizaj, Elton Tozaj, Frojs Fejzo, Uendi Hoxha, Malfredo Kamberi dhe Levina Saliasi. Ndiqni intervistën nga Gota News në pritje të prezantimit:
@gjuetaretethesarit @silvifort @gotanews @moneymusic.ent

Në fjalimin e tij, producenti Silvi Fort, foli rreth sfidave të realizimit dhe kënaqësinë e të jetuarit çdo ditë me produksionin gjatë gjithë periudhës së xhirimeve nga veriu në jug të Shqipërisë.

Gota News dhe Money Music Entertainment janë partnerët kryesorë që kanë mbështetur nga fillimi deri në fund “Gjuetarë e Thesarit”, që nga momenti i realizimit e deri në publikimin e reality show-t më unik dhe më origjinal në Shqiperi. Ndiqni kronikën e eventit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb