TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-prokurores së Përgjithshme Ina Rama duke vendosur kthimin e saj në sistemin gjyqësor.

Në këtë mënyrë Apeli ndryshon vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë duke shfuqizuar edhe vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për Ina Ramën. KLD i mohoi ish-kryeprokurores të drejtën për të ushtruar profesionin e saj si gjyqtare. Por tashmë Gjykata e detyron KLD-në që t’ia propozojë zyrtarisht Presidentit të Republikës zonjën Ina Rama për ta dekretuar në një nga shkallët e gjyqësorit. Ligjërisht ish-kryeprokurorja do të jetë së shpejti gjykatëse. Më herët Ina Rama ka deklaruar se vendimi që e la jashtë gjyqësorit përgjatë kësaj kohe ishte politik.

Para detyrës si kryeprokurore, Ina Rama ka ushtruar profesionin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Krimeve të rënda.

 (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb