Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha për Genc Tafilin.

Ky i fundit është liruar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha në vitin 2017. Por pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Prokuroria kërkon arrestimin e Genc Tafilit.

Vlen për t’u përmendur se Genc Tafili ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit, ndërsa, ish-gjyqtarja Hoxha e shpalli të pafajshëm dhe vendosi lirim me kusht për të.

Gjithashtu, kujtojmë se Enkelejda Hoxha është shkarkuar nga deytra për shpërdorim të saj, e çështja i ka kaluar për shqyrtim SPAK-ut.

Për çfarë akuzohet dhe si u bë i mundur lirimi nga burgu i Genc Tafilit:

Tafili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës.
Prokuroria e cilësoi vendimin në kundërshtim të hapur me ligjin.

Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.

Por Gjykata e Krujës nuk e mori parasysh asokohe këtë fakt dhe ka urdhëruar lirimin e tij. Menjëherë vendimi është apeluar dhe i është kërkuar kreut të KLD-së të nisë verifikimin për këtë rast.

Vëllezërit Tafili janë të njohur për drejtësinë shqiptare. Pas ngjarjes së vitit 2000, ku veç Arben Zylyftarit mbeti i vrarë dhe Bahri Tafili, babai i Genc dhe Admir Tafilit, ky i fundit nisi hakmarrjen, pasi sipas tij, shkaktar për vrasjen e babait ishte shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi.

Admir Tafili arriti t’i bëjë një atentat Pjetrushit në Malësinë e Madhe, por fatmirësisht ai arriti të shpëtonte dhe u largua nga Shqipëria.Edhe pse i arrestuar, Admir Tafili më 2 tetor të vitit 2010 mori 5 ditë leje për të takuar familjarët. Ai arriti t’u largohej gardianëve dhe pas 6 muajve në arrati, më 18 mars 2011 qëlloi për vdekje dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: