TIRANE- Pasi klienti i tij u la në burg, avokati i Kastriot Gjuzit deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë es 40-vjeçari ka vrarë Mario Majollarin.

Në një deklaratë për mediat nga Gjykata e Tiranës, avokati pohoi se Gjuzi ishte larguar nga banesa pasi veprimet e policisë kishin qenë të dhunshme, ndërsa mes panikut dhe ankthit është arratisur drejt Kosovës. Po ashtu avokati tha se klienti i tij sapo kishte dëgjuar ato çka thuheshin për të, ishte nisur nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Ardhja e policisë ishte shumë brutale, e ka kapur paniku dhe prandaj është larguar. Nuk ka asnjë provë përveç dyshimit për vrasjen e vëllait shumë vite më parë. Ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka mohuar kategorish ngjarjen. Ka dhënë një shpjegim të detajuar për këtë problem, pasi pikërisht në atë lagje ka pasur vjehrrën saj. Ai e vizitonte vjehrrën 2-3 herë në ditë. Vajtja e policisë në banesë ishte e dhunshme, në moment e kapi një panik që u shoqërua edhe pak ditë më parë. Pasi pa në media ato që fliteshin për të, vendosi që të kthej nga Kosova”, tha avokati.

Kujtojmë se 40-vjeçari u arrestua afër kufirit me Kosovën 10 ditë pasi ishte shpallur në kërkim, ndërsa kishte përdorur emrin Petrit Gega për të kaluar kufirin. Ai akuzohet si autori kryesor për vrasjen e ndodhur më datë 10 prill në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb