Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot kërkesën e PD për mandatin si deputete të Olta Xhaçkës. Seanca e nisur në orën 10:00 është mbyllur në orën 13:20 teksa Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të pretendimeve nga palët, u tërhoq për vendim, i cili pritet të shpallet brenda 30 ditëve.

Maxhoranca dhe opozita kanë pasur përplasje për mandatin e zonjës Xhaçka. Opozita pretendon se Xhaçka nuk duhet të gëzojë këtë mandat pasi ka bërë shkelje.

Sipas opozitës, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Opozita me anë të dy grupeve, pasi kemi dy kërkesë padi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Ne këtë seancë u shqyrtua kërkesa e parë, ajo e depozituar nga 14 deputetë e PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

DISKUTIMET
Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD: Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetëve. Kuvendi nuk ka përgjegjësi ligjore të bëjë interpretime, të hyjë në meritat e çështjes.

Nuk kërkojmë që Gjykata të shprehet sot për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin të sjellë çështjen në Gjykatë dhe të jetë Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit mbi këtë çështje

Erind Merkuri, përfaqësuesi i Kuvendit: Deputetja nuk ka kryer veprimtari të tjera, por i takojnë personave të tjerë.
Nuk mund të përfshihet aktiviteti i familjarëve si veprimet e deputetit. Ndodhur në këto kushte kërkojmë rrëzimin e kërkesës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb