Juristi Jordan Daci iu është bashkuar reagimeve për masën që vendosi dje GJKKO ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai në një lidhje për News24 tha se ngutja e Gjykatës për rastin e Berishës, mund të pasojë me një lëshim të një urdhër-arresti dhe se mund të rrezikojë deri në 12 vite burg.

“Nuk bëhet fjalë për një akuzë të mirëfilltë, por për një akuzë në kuadër të dyshimit të arsyeshëm se personat kanë kryer këtë vepër penale. Sa mund të provohet? Kjo është pyetje sfiduese. Në këtë fazë nuk provon akuzat, se ka as SPAK. Nëse ka dyshime se këto vepra kanë ndodhur, mjafton për të pasur një procedurë. Procesi në këtë fazë nuk merret me provën e akuzës. Standardi që kërkohet për SPAK dhe GJKKO është shumë herë më i vogël për të nisur hetimi. Për arsye të saj që është vendosur, i bie që SPAK ka arritur të bindë gjykatën se këtu ka disa arsye. Lexova vetëm njoftimin e SPAK që ishte kujdesur që të jepte detaje minimaliste. Ngjarja nuk do të ishte aspak lajm nëse s’do të ishin këta dy personazhe, për zotin Berisha dhe dhëndrin e tij. Është e arsyeshme pasi bëhet fjalë për një ish-kryeministër. Besoj se procedura ka përdorur një paqartësi që krijon neni 289 i procedurës penale. A përbën kufizim në çdo lloj forme, detyrimi për paraqitje, përfshi dhe ndalimin jashtë vendit. Kjo e kufizon lirinë e personit.

Gjykata duhet të kishte zbatuar kushtetutën në nenin 289. Prokuroria shfrytëzoi këtë paqartësi që krijojnë nenet. Por deputetët paguajnë qokat e tyre. Mendoj se gjykata duhet të kishte bërë gjykim pajtues. Për zotin Ahmetaj s’u bë kjo procedurë. U sfidua me rastin e tij sistemi. Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte që mos t’i jepte askujt imunitet. Heqja e lirisë nënkupton dhe rastin e detyrimit të paraqitjes. Edhe ndalimi jashtë vendit, është kufizim lirie. Mua më shqetëson, që e dyshoj në këtë histori, ngutja e gjykatës për të dhënë këtë masë, kam përshtypje që do të pasohet për vënie të autorizimit për arrest. Përndryshe s’ka se si të shpjegohet. Jemi para një debati të madh, dhe për mua kushtetuta mbizotëron. Nëse vërtetohet kjo akuzë, nuk e shpëton sa mosha nëse shpallet fajtor. Skenari kam përshtypjen, është mundësi kërkimi për arrest. Shpresoj që zoti Berisha ta ketë aftësinë që të mbrohet në liri.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb