Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar sërish një ditë pasi njoftoi lajmin e mirë për Butrintin se padia u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton te gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023 dhe më pas do të zhvillohet seanca publikë.

Zhupa në një lidhje përmes skype për News24 tha se pranimi i kësaj padie, ishte lajm i mirë. Deputetja sqaroi se çfarë përmbante shkresa e Kushtetueses, duke shtuar se ky dokument iu dërgua deputetëve qe kanë firmosur për padinë.

“Pranimi i padisë nga Gjykata Kushtetuese është një lajm i mire. Është nisur një shkresë zyrtare duke qenë se jam person i kontaktit dhe deputetja që është marrë me padinë që ka mbledhur firma. Është shkresë që më ka ardhur mua, duke iu drejtuar dhe kolegëve të mi. Ne kemi bërë një padi me firmat e 36 deputetëve shqiptare. Kjo padi ishte bashkëlidhur me provat. Hapi i parë, që është i rëndësishëm, ky Gjykata Kushtetuese nuk i ka pranuar paditë. Ajo i ka kaluar me sukses të dyja hapat. Palët ndaj të cilave është bërë padia, janë njoftuar, për të çuar informacione, apo kundërshtimet e tyre, apo pranimet e tyre, nëse do të kenë. Kjo padi është bërë kundra koncesionet të Butrintit.”, tha ajo.

Mes të tjerash Zhupa sqaroi se bëhet fjalë për një padi voluminoze.
“Shkresa përmban një njoftim, ku thuhet është ë bërë një mbledhje e gjykatës Kushtetuese, ku janë marrë në shqyrtim kërkesat që opozita ka parashtruar. Ne kemi parashtruar që duhet shpallur antikushtetuese kërkesa e qeverisë. Sa më shumë lexon dhe shikon pjesën kushtetuese dhe të gjitha ligjet e vendit, kupton se shkeljet janë edhe më të mëdha. Ishte padia më voluminoze që Kushtetuesja kishte marrë nga ne”, theksoi Zhupa.

Postimi i Zhupës dje në Fb:

Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin

Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.

Me pas do zhvillohet seance publike!

Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Butrinti do fitojë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: