Erion Veliaj dhe 7 të bashkëpandehurit e tij do të përballen sërish me Gjykatën e Posaçme më 3 qershor, pasi seanca e planifikuar për këtë të martë u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës.

Të pandehurit po gjykohen të veçuar nga Veliaj, me procedurë të gjykimit të shkurtuar.

Në seancën e sotme pritej që Prokuroria e Posaçme, SPAK, të lexonte pretencën ndaj të pandehurve, por procesi u ndërpre dhe u shty për në fillim të muajit qershor.

Gjykata e Posaçme pritet të vijojë shqyrtimin e çështjes në seancën e ardhshme, ku SPAK do të paraqesë kërkesat përfundimtare për secilin prej të pandehurve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: