Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.
Gjykatësi Charles Smith: Në 14 komuna anëtarë të UÇK kryen veprime ose mesveprime për heqjen e lirisë për 385 personave që nuk merrnin pjesë në luftime, që e bën arbitrar e ndalimin e tyre. ZPS vërteton se është kryer krimi i luftës ndaj së paku 385 personave
348 persona u trajtuan mizorisht dhe 308 u torturuan.
U krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, të ndaluarit u mbajtën në ndërtesa, stalla, bagëtish, shkolla. Nuk kishte shtroja dhe mbuloja, të ndaluarit flinin në dysheme, nuk kishin ujë dhe ushqim mjaftueshëm.
Trupi gjykues konstatoi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së. Sipas gjykatësit Smith, të ndaluarve u ishin shkaktuar gjithashtu vuajtje psikologjike.
Trupi gjykues konstatoi se disa të ndaluarve u ishin shkulur thonjtë dhe u ishin thyer gjymtyrët gjatë keqtrajtimit. Sipas gjykatësit Smith, disa prej tyre vazhdojnë të kenë dhimbje ose nuk janë në gjendje të ecin edhe sot. Shumë dëshmitarë, tha Smith, kanë treguar për pasoja afatgjata të keqtrajtimit, përfshirë depresionin dhe problemet me gjumin.
