Shkarkohet Etleva Temo, gjyqtare në gjykatën e Apelit të Korçës. Pas shqyrtimit të KPK-së, u arrit në përfundim se Temo kishte probleme me pasurinë pasi nuk kishte burime të mjaftueshme për ta justifikuar atë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se një tjetër shkak është bërë sipas KPK se gjyqtarja ka pasur edhe konflikt interesi pasi bashkëshorti ka udhëtuar me një person, i cili ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.

Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese se bashku me Mimoza Margjeken dhe Olsi Xhavellen për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin. Po ashtu mësohet se Temo është gjyqtare dhe ne procesin ‘Shullazi’, e caktuar nga KLGj. Apeli i Korçës tashmë është jashtë funksionit për shkak se është vetëm me një gjyqtare Olsi Xhavellin. Ndërkohë që çështjet po shqyrtohen me gjyqtarë të komanduar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb