Presidenti i Republikës, Ilir Meta, falënderon gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledi Binakun, që ishte mbrëmjen e kaluar i pranishëm në manifestimin, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, prej ku përcolli mesazhin e fortë të mbrojtjes së Kushtetutës.

Duke publikuar në “Facebook” fjalën e plotë të gjyqtarit Binaku në shqip dhe anglisht, Presidenti Meta shkruan se populli kuqezi është zgjuar.

“Falenderoj një nga personalitetet më të shquara të së drejtës, të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, Profesorin në Universitetin e Strasburgut, Ledi Bianku, ish-Gjyqtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias, i cili la të gjitha angazhimet e tij si përfaqësues i Këshillit të Europës, për t’ju bashkuar Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar, për mbrojtjen e Kushtetutës. “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”, – na kujtoi Profesor Bianku. POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR! ?? #PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Meta, shoqëruar me fjalën e gjyqtarit Bianku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb