PRISHTINE- Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ishte i ftuar në emisionin “Oxygen” të KTV-së të shtunën mbrëma. Ai foli në përgjithësi për politikën në vend, për vlerat e kulturës angleze, jetën e tij dhe për familjen e tij, raporton Koha.net.

O’Connell ka treguar një fakt interesant se gjyshi i tij ka qenë oficer në anijen famëkeqe Titanic, por për fat, ditën e fatkeqësisë i është ndërruar posti duke u zhvendosur në një anije tjetër.

“Në momentin e fundit, është bërë një fyerje dhe gjyshin tim e kanë zhvendosur nga anija Titanic në një anije tjetër”, ka thënë O’Connell.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: