RUSI-Nuk bëhet fjalë për një film, por është një histori e vërtetë dhe ngjethëse. Kjo gjyshe që duhet të ishte një engjëll, ashtu si rëndom i njohim gjyshet, është një kanibale, mishngrënëse. Pensionistja, e njohur së fundmi me nofkën “Gjyshja Kasape”, kalon duke mbajtur kokën e prerë të njërës prej viktimave të saj në tenxhere.

Fotot dhe video shokuese tregojnë serialkilleren e dyshuar ruse duke mbajtur një tenxhere gatimi teksa zbret shkallët e një apartamenti në një bllok banimi në Shën Petërburg të Rusisë.

Samsonova, 68-vjeç, dyshohet për vrasjen e 11 personave dhe ngrënien e tyre.

Ajo u arrestua muajin e kaluar pasi skelete njerëzore u gjetën pranë lagjes së saj.

Samsonova ka rrëfyer se ka vrarë 79-vjeçaren Valentina Ulanova, për të cilën kujdesej dhe se përdori një sharrë për t’ia prerë trupin.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: