Vuante që fëmijë nga një sëmundje e veshkave dhe prej një viti i ishte nënshtruar dializës. Por falë një gjesti dashurie nga ana e gjyshes nga nëna që i ka dhuruar njërën veshkë, një djalë 15-vjeçar ka mundur të fillojë një jetë të re. Transplanti

u krye me sukses dhe gjyshja me nipin janë të shtruar në terapi intensive në repartin e nefrologjisë në një spital në Torino. Gjyshe e nip janë me origjinë nga provinca e Katanias. Para operacionit, 15-vjeçari ndiqej nga ekipi pediatrik i spitalit për fëmijë “Mbretëresha Margarita” në Torino.

Instituti torinez ka treguar se është një qendër avangarde për sa i përket transplantove dhe ndërhyrjeve të veshkave në veçanti.

Në tetor u bë transplanti i parë simultan i veshkave tek vëlla e motër. Një tjetër rekord u vendos në shtator, kur mjekët kanë realizuar për herë të parë në Itali një transplanto veshkash tek një pacient i zgjuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: