Ora 19:55 -Policia e Shtetit bën me dije se Rruga e Kombit është e hapurpër të gjithë drejtuesit e automjeteve. Orët e fundit reshjet e borës janë më të dendura, pikërisht për këtë arsye qarkullimi në Rrugën e Kombit duke filluar nga Mirdita deri në Morinë, këshillohet të kryhet me zinxhirë.
Sipas Policisë së Shtetit në Rrugën e Kombit aktualisht po punojnë katër borëpastruese.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë të pranishme dhe po monitorojnë trafikun e mjeteve, për të dhënë ndihmë automobilistike si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e saj në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

*Mijëra ha tokë e përmbytur në Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Përmet *Qindra shtëpi nën ujë, dhjetra jetë njerëzish në rrezik Prej tre ditësh, përmbytjet e lumenjve që dolën nga shtretërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në jug të Shqipërisë, ndërsa ditën e sotme, kritike situata paraqitet dhë në Shqipërinë e Mesme. Edhe sot, në ditën e tretë, situata është e ngjashme, mijëra ha tokë rezulton nën ujë, shumica toka bujqësore, qindra banesa me placka brenda të përmbytura, ndërsa konfirmohet dhe një numër ui madh ende jo zyrtar i mbytur bagëtish dhe shpendësh.
Jeta e qindra njerëzve që banonin në afërsi të lumenjve ka qenë e rrezikuar dhe vijon të mbetet e tillë deri në përmirësim të motit, por parashikimi i motit nuk premton një situatë në favor të banorëve. Ndërkaq shteti ka ngritur shtabet e emergjencës civile për cdo zonë ku situata paraqitet kritike, ndërsa ushtria po ndihmon në evakuim.
Evakuimet kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë 24 orë të fundit dhe kanë vijuar edhe sot. Mbi 600 shtëpi në jug të vendit janë vënë në rrezik nga dalja prej shtratit e Vjosës, Semanit dhe Drinos, ndërsa rreth 300 janë evakuuar gjatë ditës së djeshme, edhe pse mjaft të tjerë pritet të evakuohen në vijim. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, 1200 banesa janë të rrethuara nga uji në Novoselë, ndërsa përmbytje ka edhe në Berat, Elbasan, Fier e Gjirokastër, Permet, ku prurjet e lumenjve kanë qenë të mëdha. Kurse, në blegtori e bujqësi, dëmet deri tani janë të pallogaritshme. Lajmi i fundit vjen nga Elbasani, nga HEC-i i Banjës. Diga e këtij HEC-i në ndërtim është duke përballuar prurje të mëdha uji dhe specialistët dhe teknikët e sigurisë po e mbajnë atë në monitorim të pandërprerë. Pritet hapja e portave të këtij HEC-i, gjë që do të rëndonte situatën e përmbyjtjeve. Situata e përmbytjeve ka ngritur në këmbë dhe politikën, ku nga secili krah janë hedhur akuza duke fajësuar njër-tjetrin për situatën e krijuar aktualisht.https://www.youtube.com/watch?v=CvnhCj6CwcQ&feature=youtu.be
FA: GJITHSEJ JANË EVAKUUAR 222 PERSONA
Ora 17:45 – Forcat e Armatosura janë të angazhuara në ndihmë të popullsisë së përmbytur në rajonet jugore të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se në fshatin Novoselë, Vlorë, Forcat e Armatosura janë të pranishme me trupa dhe automjete transporti. FA kanë kryer evakuimin e 222 personave dhe disa mjete civile dhe kanë zhvilluar disa operacione për zhbllokim rrugësh nacionale.
Zhbllokim i rrugës nacionale Gjirokastër Kakavijë
Riparim ure ne qytetin e Përmetit
Transport ndihmash ushqimorë në fshatin Noveselë
Transport i forcave të rendit në fshatrat Hoxharë dhe Levan, Fier.
Forcat e Armatosura gjatë ditës së sotme janë angazhuar edhe në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. “Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të gatishmëri totale me kapacitete njerëzore mbi 250 në terren me, mjete transporti 30 copë, mjete ajrore: 1 helikopter, mjete transporti ujor, motobarka dhe gomone.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
RAMA NË LEVAN: FERMERËT KANË PËSUAR DËME DO TË KOMPENSOHEN
Ora 17:00 – Pas Novoselës, kryeministri Rama është ndalur në Levan të Fierit, ku ka parë nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Shefi i qeverisë i siguroi fermerët se të gjitha dëmet do të kompensohen.
“Duhet të përgatitemi për një prurje të dytë. Do të nisim identifikimin e inventarizimin e dëmeve. Dëmet që fermerët kanë pësuar do të kompensohen.”- deklaroi Rama.
MPB: JA SITUATA NE QARQE
Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se po vijon operacioni për evakuimin e qytetarëve në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. MPB dhe të gjitha strukturat në varësi të saj kanë vijuar gjatë gjithë natës të ndjekin hap pas hapi situatën e krijuar nga reshjet e shumta në të gjithë vendin. Bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile situata sipas qarqeve paraqitet:
QARKU I GJIROKASTRËS- Reshjet në territorin e qarkut të Gjirokastrës gjatë orëve në vazhdim kanë patur intensitet të ulët e për pasojë niveli i ujërave të lumit Vjosë ka filluar të ulet. Rruga nacionale Tepelenë – Gjirokastër nuk ka probleme nga rënia e inerteve. Në segmentin e kësaj rruge në vendin “Shkalla e Zezë”, me ndërhyrjen e Autoritetit Shtetëror të Rrugëve Nacionale, subjekti kontraktues i mirëmbajtjes ka lënë në gatishmëri dy mjete tip fadromë për pastrimin e rrugës nga inerte. Ujërat e shumta sipërfaqësore që kishin mbuluar periferinë e qytetit të Memaliajt, janë larguar dhe disa mjete po pastrojnë rrugët së bashku me qytetarët. Në lagjet e poshtme të qytetit të Gjirokastrës ujërat sipërfaqësore janë larguar duke lënë depozitime inertesh në disa rrugë të qytetit, por punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë, së bashku me banorët po i largojnë ato dhe aksioni po vazhdon edhe ditën e sotme. Lumi i Drinos ditën e sotme ka patur prurje normale. Në pjesën e Viroit ujërat sipërfaqësore janë kthyer në shtrtin e tyre dhe kalimi i mjeteve bëhet normalisht.
QARKU FIER-Lumi Gjanicë është kthyer totalisht në shtratin e vet, kurse nga banesat e lagjes së Sheqit të Vogël janë larguar ujërat sipërfaqësore. Lumi Seman ka patur ulje të nivelit të tij, por prurjet vazhdojnë ende të jenë intensive. Në komunën Levan, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje.Operacionet më të vështira kanë qenë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” ku vetëm pas mesnate janë evakuuar 30 familje, 3 prej të cilave ishin vetëm gra me fëmijë, të cilat kishin disa orë të mbetur mbi çatitë e banesave të tyre. Operacionet për evakuimin e banorëve kanë qenë të përbashkëta nga forcat e ushtrisë dhe Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile. Në komunën Frakull janë evakuuar 30 familje nga fshatrat Kashishtë, Kaftarë dhe Sheqmusalala. Stacioni i pompimit të ujit të pijshëm në Kaftarë, i cili furnizon qytetin e Fierit dhe komunën Frakull është rivënë në punë. Po punohet për largimin e masivit të inerteve që kanë bllokuar shtratin e lumit, si në pjesën e shtratin që i përket qarkut të Fierit edhe në atë Vlorës. Me kërkesën e bërë nga Prefekti i qarkut të Fierit, për dhënie ndihme qytetarëve që kanë mbetur të izoluar nga uërat në fshatin Poro, të komunës Frakull dhe fshatin Darzezë e Re komuna Dërmenas në rrethin e Fierit u nisën 2 helikopterë nga Forcat Ushtarake. Helikopteri i parë do të evakuojë 5 qytetarë, kurse helikopteri i dytë 7 qytetarë.
QARKU VLORË-Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e natës nga komuna Novoselë janë evakuuar 70 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytja. Familjet ishin kryesisht nga fshatrat Mifol, Fitore, Bishan, Dëllëngë, Delishisht dhe Poro. Në komunën Novoselë, fshati Mifol dhe Bishan ka rrezik të shtuar për përmbytje. Drejtuesit e Komunës, për shkak të mundësisë për dalje nga shtrati i lumit Vjosë, për arsye sigurie kanë evakuuar 40 familje nga banesa e tyre. Për evakuimin e familjeve nga komuna Novoselë janë angazhuar njëjtë e “Delta Forcë” të Forcave të Armatosura. Policia rrugore ka bllokuar rrugën e vjetër Levan-Novoselë për shkak të ujërave sipërfaqësore që kanë arritur nivele të larta mbi rrugë. Rruga funksionale nga Fieri në Vlorë është vetëm autostrada e re Fier-Vlorë.
QARKU ELBASAN-Gjatë 24 orëve të kaluara në të gjithë qarkun ka patur reshje shiu me intensitet mesatar.Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit në digën e liqenit të Banjës ka prurje intensive të ujërave, të cilat në qoftë se do të vazhdojnë me këtë ritëm do të rrezikojnë digën e liqenit. Në këto kushte emergjente do të hapen portat e liqenit, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të tokave bujqësore dhe rrezikimin e familjeve, banesat e të cilëve ndodhen përgjatë kanalit të shkarkimeve të liqenit.
QARKU BERAT-Gjatë 24 orëve të kaluara reshjet në këtë qark kanë qenë me ndërprerje dhe me intensitet mesatar. Lumenjtë e Semanit, Devollit dhe Osumit nuk kanë ndryshime të niveleve të tyre. Pritet që niveli i ujit të rritet në shtratin e lumit të Devollit për shkak të mundësisë së hapjes së portave të liqenit të Banjës. Hapja e portave do të kërkojë marrjen e masave për përballimin e situatës që mund të shkaktohet nga përmbytjet.
QARKU KORÇË-Në qarkun e Korçës gjatë 24 orëve të kaluara ka patur reshje dëbore në rrethin e Korçës dhe të Kolonjës, kurse në rrethin e Devollit dhe Pogradecit reshjet kanë qenë të dobëta. Rrugët janë ta hapura dhe qarkullohet pa zinxhirë, kurse në Qafën e Qarrit dhe në Kthesën e Leskovikut qarkullimi bëhet me vështirësi se lartësia e dëborës është rreth 15-20 cm. Nuk ka patur probleme me energjinë elektrike dhe gjithashtu as probleme shëndetësore.
QARKU KUKËS-Autostrada e Kombit e qarkullueshme pa zinxhirë. Të gjitha akset nacionale qarkullohen pa zinxhirë. Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri për të ndërhyrë në akset rrugore sipas drejtimeve të përcaktuara e problematike me qëllim mbajtjen e kalueshmërisë së qarkullimit të automjeteve, hedhjen e kripës si dhe pastrimin e gurëve të  rënë  në  rrugë. Aksi nacional Dushaj-Lekbibaj mbetet i bllokuar si pasoje e rëshqitjes së skarpateve ne disa segmente të këtij aksi. Vazhdojnë të jenë vetëm 2 komuna të bllokuara, komuna Grykë Çajë dhe Arrën. Në të gjithë qarkun ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, por në 7 komuna nuk kanë totalisht energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave që mbajnë kabllot e transmetimit të energjisë elektrike. Në qarqet e tjera nuk problemet nuk janë shqetësuese sepse edhe sasia e reshjeve ka qenë përgjithësisht e ulët. Ministria e Punëve të Brendshme këshillon të gjithë qytetarët që t’u përgjigjen njoftimeve të autoriteteve për evakuim të banesave të tyre në rastet kur paraqitet nevoja si dhe të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.
RAMA MBERRIN NE NOVOSELE
Ora 14:20 -Kryeministri Rama ka mbërritur në mesditë në komunën Novoselë të Vlorës, e cila gjendet thuajse plotësisht nën pushtetin e ujit dhe ku situate paraqitet shumë e rënduar. Ai shoqërohet nga MInistri i Brendshëm Saimir Tahiri.
EVAKUOHEN 311 PERSONA NE PESE QARQE
Policia e Shtetit ka vijuar edhe në mesditë, operacionet e evakuim–shpëtimit të banorëve në zonat e përmbytura. Konkretisht,janë evakuar dhe shpëtuar 311 persona: Në qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë. Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar dhe dhjetra banorë të fshatrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë. Në qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit. Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në qarkun Berat janë evakuar nga Policia 90 persona. Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmejt numrin pa pagesë 129 me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë. Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin e plotë të situatës.
EVAKUOHEN DISA FAMILJE NË LIBRAZHD Për të përballuar situatën e përmbytjeve është mbledhur edhe Shtabi i Emergjencave në Elbasan. Prefekti Arben Kamami thotë se: “Jemi në menaxhim të vazhdueshëm. Kemi evakuuar disa familje në Librazhd. Në Gramsh ka disa akse të bllokuara nga shembjet, ndërsa banesat e 3 familjeve në Lenije të Gramshit janë përmbytur.”
VALENTINA LESKAJ DREJT NOVOSELËS: SITUATA KRITIKE
Deputetja e PS-së Valentina Leskaj në një komunikim për News 24, raporton se po udhëton drejt Novoselës për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. “Ndodhem në Selenicë ku rruga e bllokuar, po udhëtoj për në Novoselë. Përfaqësuesit e pushtetit vendor janë në vendngjarje, situata atje është ende e vështirë. Në Novoselë hyrja është e bllokuar. Kam lëvizur me makinat e Delta Force. Janë marrë masat për evakuimin e banorëve”.
Ora 12:50-MINISTRIA E BUJQËSISË: MBI 3 MIJË HA TOKË NËN UJË
Ministria e Bujqësisë bën me dije se rreth 3 mijë ha tokë bujqësore ndodhet nën ujë. Sipas të dhënave, tokat e përmbytura janë kryesisht në jug të vendit.
PD, RISTANI NË FIER, INSPEKTON SITUATËN ristani
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani vizitoi sot zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës dhe takoi banorët e prekur nga kjo situatë e rënduar nga reshjet.

Ristani konstatoi se me gjtihë përpjekjet e shtabeve lokale, gjëndja është e rënduar dhe dhjetra banorë rrezikojnë jetën dhe pronat. Sekretari i Përgjithshëm u kërkoi degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD të mbajnë kontakte të vazhdueshme me banorët dhe të informohen për gjëndjen e tyre. Ristani kërkoi gjithashtu bashkëpunim të plotë me autoritetet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi, pasi jeta e tyre dhe prona është prioritet absolut.

Gjatë takimeve në Novoselë, u vu re se situate është dramatike dhe e papërballueshme. Kushtet e rrethanat kërkojnë domosdoshmërisht shumëfishimin e përpjekjeve dhe resurseve qeveritare.

MB: RREZIKOHET HAPJA E PORTAVE TE HEC, BANJE
Ora 11:00-
Florian Serjani zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në një konferencë për shtyp bëri me dije situatën e krijuar nga përmbytjet në vend. Edhe pse nuk përmendi një numër të saktë për sipërfaqet e tokës nënë ujë, ai tha se janë evakuuar në total rreth 250 banesa në Fier e Vlorë. Po sipas tij ekziston mundësia e hapjes së portave të HEC-it të Banjës pasi ka prurje të shumta në liqen, e për pasojë mund të përmbyten tokat bujqësore e banesat përreth.
GJIROKASTËR
MB raporton se deri në orën 10:30 në Gjirokastër ka pasur reshjet me intensitet të ulët, është ulur niveli i lumit Vjosë. Nuk ka më probleme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku është bërë i mundur pastrimi i inerteve. Janë larguar ujërat në pjesën e poshtme të qytetit të  Gjirokastrës dhe Melmaliajt. Lumi Drinos ka prurje normale.
FIER Sipas MB-së, lumi Gjanica është kthyer në shtat, ndërsa Semani ka ulje niveli por ka prurje intensive. Në komunën Levan janë evakuuar 110 familje, ndërsa në Frakull 30 të tjera. Po sipas MB-së 2 helikopterë janë nisur për tju ardhur në ndihmë 7 banorëve në Fier.
VLORË Në Vlorë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Vjosë janë evakuuar 70 familje në Novoselë dhe 40 në komuna të tjera, raporton MB. E bllokuar është rruga Levan-Novoselë, kalimi bëhet vetëm nga autostrada.
ELBASAN Sipas MB-së, në digën e liqenit të Banjës ka prurje intensive, në këto kushte mund të hapen portat e liqenit duke përmbytur dhe banesat aty afër. Pritet të rritet niveli i ujit në lumin Devoll për shkak të hapjes së postave të HEC-it të Banjës. https://www.youtube.com/watch?v=mlZKuPsqzpA&feature=youtu.be
RAMA: MOTI I TËRBUAR PO NA SFIDON, PO PËRGJIGJEMI ME EFICENSË TË PLOTË
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social, Faceboob mbi situatën emergjente të motit që ka përfshirë pothuajse gjysmën e vendit. Sipas Ramës, moti i tërbuar po sfidon shtetin, porse se strukturat po përgjigjen me eficensë të plotë. “Moti i tërbuar na ka vënë përpara një sfidë të rende por te gjitha strukturat po përgjigjen me efiçence të plotë. Në mesditë për në FR-VL”.
SITUATA E PËRMBYTJEVE DHE KALUESHMËRIA E RRUGËVE DERI
Ora: 9:00
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur situatën në rrjetin rrugor të vendit deri në orën 9, me problemet e shfaqura nga përmbytjet, nga reshjet e dëborës apo shiut dhe nga rrëshqitjet e dherave. ARRSH njoftoi se në aksin Tiranë-Elbasan, qarkullimi do të vazhdojë i bllokuar, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Nga ana tjetër, reshjet e shiut mund të krijojnë probleme shtesë në zonën e njohur për rrëshqitje dheu, Ibë. Në përgjithësi, në akset kryesore nuk paraqiten probleme, por rekomandohet kujdes dhe shmangie e qarkullimit në disa prej tyre. ELBASAN Në Elbasan, ka reshje shiu të dendura. Aksi Librazhd-Steblevë është i hapur dhe qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thane. Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht është i bllokuar, për shkak të çedimit prej më shumë se 1.5 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan. Aty është duke u punuar për ta riparuar provizorisht. Aksi Cerrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll.I gjithe aksi Librazhd – Steblevë qarkullohet pa zinxhirë. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës dhe të evitohet kalimi në to. Gazetari Fatmir Popja njoftoi sot në orën 8:00 se që nga mesdita e djeshme se disa fshatra malore, si Orenja, nuk kanë energji elektrike. Rrezikohet diga e HEC-it të Banjës, në ndërtim, sipas specialistëve dhe teknikëve të sigurisë. Diga e Banjës është një nga më të mëdhatë e ujëmbledhësve dhe ajo tani është nën monitorim. LIBRAZHD Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa përmbytje në lokale dhe banesa në pjesën veriore të unazës së qytetit të Librazhdit. Për të bërë të mundur ndërprerjen e vërshimit të ujit që në orët e para të mëngjesit të sotëm efektiva të zjarrëfikëses si edhe vetë banorët kanë pastruar intertet në rrugë të sjella nga vërshimi i ujrave por edhe nga dalja nga shtrati i lumit Shkumbin në këtë zonë. Po kështu u bë e mundur zhbllokimi i një pellgu të madh me ujë që rrezikonte një stallë me rreth 100 kokë bagëti n ëish ndërrmarjen pyjore të qytetit të Librazhdit. Aktualisht në këtë qytet problem mbetet çarja e pritës së lumit Shkumbin në afërsi të fushës së sportit nga e cila rrezikohen nga përmbbytja një pjesë e bizneseve dhe banorëve. Mësohet se në akset nacionale dhe rurale të rrethit të Librazhdit nuk ka patur problem, ndërsa trashësia e dëborës në Qafë Thanë ka arritur në 20 centimetra. Në komunën Orenjë është dëmtuar segmenti rrugor rural Zdrajsh- Verri – Floq – Orenjë – Gurakuq, dhe po punohet për heqjen e inerteve në këtë aks. Aktualisht janë pa energji elektrike fshatrat Orenjë, Lunik, Prevall, e Fushë – Studën, ku për të gjitha problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut po punohet për riparimin e segmenteve të dëmtuara në rrjetin e transmetimit. permbytje4 VLORË Aksi i vjetër Levan-Vlorë është i mbyllur, si pasojë e daljes së ujit në rrugë. I bllokuar për momentin është edhe një pjesë e aksit Vlorë – Selenicë, te Bishti i Malit, si pasojë e daljes së Vjosës. Rekomandohet të evitohet qarkullimi në akset e përmbytura nga uji i Vjosës. Edhe pse uji ka filluar të tërhiqet, ka bilanc të madh dëmesh. Ka shumë banesa të përmbytura në fshatra nga Osumi, sidomos në Novoselë. Gazetari Enrik Mehmeti tha se Shtabi i Emergjencës ka punuar për të verifikuar kërkesat për ndihmë nga qytetarë, por nuk ka pasur. deri tani nuk ka të dhëna për rrezik jete të ndonjë njeriu. Rreth orës 6 lumi ka nisur të mos ketë prurje dhe të tërhiqet. Në Tepelenë ka një moment ku intensiteti ka rënë, por meteorologët thonë se ato do të shtohen sërish. Gjatë natës reshjet kanë qënë tepër të pakta. permbytje5 FIER Situata në Fier është shumë e rënduar. Sipas gazetarit Agron Llupi, prurjet e ujit kanë qënë intensive. Në këto momente, policia ka ndërhyrë për të nxjerrë një çift bashkëshortësh, që është izoluar nga përmbytja. Po ashtu, dhe në një familje tjetër ku ndodhen edhe 3 fëmijë. rrugët janë bllokuar nga uji. Janë evakuar 40 familje në Çerven. Grupet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, por për shkak të errësirës kanë nxituar të nxjerrin një familje, në të cilën ishte edhe një grua shtatzanë. SKRAPAR Mësohet se Ura e Pazarit në Skrapar është riparuar nga forcat e ushtrisë. Njera këmbë e saj u dëmtua dje nga prurjet e mëdha të lumit. PUKË https://www.youtube.com/watch?v=CvnhCj6CwcQ&feature=youtu.be Puka dalangadalë po përfshihet nga një sistuatë emergjence, 23 banesa rrezikohen nga rrëshqitjet. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhe duket se situata është e paralajmëruar. Është rreziku i rrëqitjeve masive të tokave apo shpateve me gjithë banesat si në Gjegjan, Mesul, Shkozë, Gegaj etj. Shtabi i Emergjencave është gati që të evakuojë banorët para se të ndodhin rrëshqitjet dhe po synon që të mos përsëriten ngjarje të tilla. U është bërë thirrje kompanive të rrugëve të zhbllokojnë rrugët nga dëbora. ndërkohë, disa fshtra janë bllokuar kurse problem mbetet furnizimi me energji elektrike. GJIROKASTËR Në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në akset e Përmetit qarkullohet normalisht, pasi ka rënë niveli i Vjosës, por duhet bërë kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë. Vijojnë përmbytjet e tokave bujqësore, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për banorë të rrezikuar nga prurjet e lumenjve dhe përrenjve. Problem për banorët përbën mungesa e energjisë elektrike. Permbytje-ne-Librazhd-Foto-Miranda-Sadiku TEPELENË Në Tepelenë të bllokuar raportohet të jenë fshatrat Kalivaç dhe Luftinjë. Po ashtu bëhet me dije se mungon energjia elektrike në disa komuna të Tepelenës e Përmetit. permbytje6   (ar.sh/ma.ar/d.b/er.nu/a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: