Në datën 5 dhjetor Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendim për prishjen e tre godinave në Qytetin Studenti, të populluara nga familjarë, me argumentin se janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe si të tilla duhen shembur pasi paraqesin rrezik jete.


News 24 ka mundur të futet në katin e parë të godinës 18, ku pamjet e filmuara tregojnë se nuk ka asnjë dëmtim sado të vogël, si në mure, në pjesën e tavanit dhe të dyshemesë.


Bazuar në të njëjtën ekspertizë inxhenierike, Bashkia Tiranë klasifikoi të pabanueshme edhe dy godinat e tjera të Qytetit Studenti, 15 dhe 19, ku prej dy dekadash ishin strehuar familje të pastreha, që paguanin qira vjetore.


Objekti 4-katësh i ndërtuar në vitet 70’ me tulla silikate, nuk shfaq dëmtime të dukshme as në fasadën e jashtme, siç tregojnë pamjet.

Bazuar në të njëjtën ekspertizë inxhinierike, Bashkia Tiranë klasifikoi të pabanueshme edhe dy godinat e tjera të Qytetit Studenti, ku prej dy dekadash ishin strehuar familje të pastreha, që paguanin qira vjetore. Në shembjen e godinës nr. 15 pa kolona, Inspektoratit Ndërtimor vendor iu deshën 5 ditë dhe disa fadroma.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb