Zjarrfikësit kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit nxjerrjen e trupit të pajetë të një gruaje nga rrënojat e ndërtesës së shembur në lagjen Pistunina të Mesinës, në Itali.
Trupi u gjet rreth orës 04:00, duke e çuar në dy numrin e viktimave të konfirmuara nga tragjedia.
Ndërkohë, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon pa ndërprerje për gjetjen e katër personave që ende rezultojnë të zhdukur. Në terren janë angazhuar rreth 70 zjarrfikës, të cilët po punojnë mes rrënojave në kushte të vështira, me shpresën për të gjetur të mbijetuar.
Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e shembjes së ndërtesës, ndërsa operacionet e kërkimit pritet të vazhdojnë deri në lokalizimin e të gjithë personave të raportuar të zhdukur.
