Goditet aktiviteti kriminal në Itali. Finalizimi i operacionit antidrogë ka çuar në pranga të paktën 21 trafikantë drogë. Bëhet me dije se janë sekuestruar 34 kg kokainë, 400 kg marijuanë, 1 kg hashash, 38 fishekë të kalibrit 9.

Mediat italiane shkruajnë se organizata kishte degë të saj në Palermo dhe Sirakuzë.

Ndërkohë theksohet dy shqiptarëve, kishin rolet të rëndësishme në këtë organizatë kriminale. Bëhet fjalë për Erion Keçin, e njohur si “Johnny”, 33 vjeç, i cili së bashku me një italian ishin kanalet kryesore të furnizimit me drogë.

Ndërsa një tjetër grup përbëhej nga Pietro Artimino Pietro, 51 vjeç, me rolin e organizatorit; Giampaolo Artimino, 44 ​​vjeç, Mario Murgo, 56 vjeç, si bashkëpunëtorë të ngushtë të të parit; dhe nga shqiptari Ardian Qarri, 39 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: