ITALI

Policia italiane njofton se ka finalizuar me sukses një tjetër operacion anti-mafia, këtë herë në portin e Gioia Tauro në Kalabri.

Forcat policore të Reggio Kalabrias nën drejtimin e vazhdueshëm të Prokurorit të Republikës së Reggio Calabrias, Giovanni Bombardieri sekuestruan në portin kryesor të Kalabrisë 450 kokainë, drogë që po të shitej në treg do të fitoheshin 90 milionë euro, shkruajnë mediat italiane.

Droga ishte fshehur mes kontenierëve dhe besohet se e ka origjinën nga vendet e Amerikës Latine. Ajo kishte si destinacion Italinë, por edhe shtete të tjera europiane, ku “Ndragheta” ka krijuar zona të saj dhe shet lëndë narkotike për përdoruesit.

Që pas ardhjes në pushtet të Mateo Salvinit, Italia ka kryer një sërë operacionesh anti-mafia, por sërish prania e grupimeve kriminale në vend mbetet e lartë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb