ITALI– Njëzet e një persona u arrestuan nga Policia Financiare e qytetit të Monzës, nga urdhërarrestet e prera të prokurorëve të Lombardisë, me akuzën për krijim grupi kriminal, të specializuar për evazion fiskal, pastrim parash dhe korrupsion.

Nga të arrestuarit, 10 prej të cilëve tashmë në burg, një ish-magjistrat dhe dy avokatë.

Arrestimet u shtrinë në qytetet Milano, Monza e Brianka, Leko, Bolonja, Asti dhe Rexhio Kalabria.

Hetimet filluan pas pretendimeve të komunës së Monzës, që kishte konstatuar parregullsi në ekzekutimin e punëve publike, të bëra jo sipas normave, ku nëpunësit publikë, sipas saj, kishin marrë ryshfet.

Masat e mara nga Policia Financiare e Monzës bënë që ky grup kriminal, i udhëhequr nga biznesmeni kalabrez, Giuseppe Malaspina, të shpërbëhej.

Biznesmeni kishte vendosur fatura për punime të pakryera, për një vlerë prej 95 milionë eurosh dhe përfituar një shumë prej 234 milionë eurosh nga aktivitetet kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: