Personi që shihni në foto është Jetmir Kurtsmajlaj, i riu shqiptar që tentoi të vriste ish të dashurën e tij greke. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në një vend parkimi pranë stacionit të metrosë në Torino.

27-vjeçari, një ish-student i Universitetit të Torinos goditi me thikë disa herë studenten greke Georgia Kaltsouni, 20 vjeç, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të ndahej prej tij.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk pranonte ndarjen me 20-vjeçaren greke, ndërsa i zuri asaj pritë tek parkingu para shtëpisë së saj dhe më pas e sulmoi me thikë.

Ndonëse mori goditje në bark dhe në gjoks dhe në bark, fatmirësisht pas një ndërhyrje kirurgjikale, ka arritur që të dalë nga rreziku. Tashmë shqiptari ndodhet pas hekurave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb