Gjykata ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë avokatin Avokati Gjergj Neli, i arrestuar pasditen e së martës nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu.

Gjykata e Shkalles së parë në Lezhë ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj 68-vjeçarit.

Seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli, i cili u dërgua pak orë pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemren.

Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkoi që ai të hetohet në gjendje të lirë për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Referuar veprimeve hetimore dhe aktit të ekspertimit thuhet se avokati Gjergj Neli ka kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivet e policisë të cilët kishin shkuar për të ndërhyre pas njoftimit që kishte mbërritur në sallen operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një përson tjeter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: