Policia spanjolle ka vënë në pranga një të shumëkërkuar nga Europoli, për lidhjet e tij me bandat shqiptare dhe marokene të trafikut të drogës.

Sipas mediave spanjolle, për të kishte një urdhër arresti nga autoritetet italiane, pasi ishte dënuar me 21 vite burg.

Grupi kriminal me të cilin ai kishte lidhje dhe anëtarët e të cilit ishin kryesisht me origjinë marokene dhe shqiptare, u çmontua në vitin 2016 nëpërmjet një operacioni policor të kryer në Itali, nga i cili i arratisuri arriti të arratisej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: