Milan ka arritur marrëveshje me portugezin e Bernardo Silvën, raportojnë mediat italiane. Silva është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Manchester City, por duket se edhe mesfushori i talentuar nuk është më në planet e Guardiolës.

Ndërkohë për Milanin kjo mund të jetë goditje e madhe pasi prej kohësh kuqezinjtë nuk transferojnë një lojtar të këtij kalibri. Kostoja e këtij transferimi thuhet të shkojë në 45 milion paund.

Pritet të shihet çdo të ndodhë në vijim teksa Milan po tenton të afrojë për mesfushën edhe Bakayokon nag Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb