Qazim Laçi ishte protagonist në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konyaspor, në ndeshjen e kampionatit turk. Mesfushori i Kombëtares shënoi një gol për Rizespor, ndërsa gjithashtu dhuroi edhe një asist.
Laçi ishte një nga më të mirët në fushë dhe falë kësaj paraqitje, ai është përfshirë në formacionin e javës në elitën e Turqisë. Përformanca e tij u vlerësua me notën e konsiderueshme 9.1.

