Barcelona siguron një sukses tepër të rëndësishëm përballë Real Sociedad për të marr primatin në La Liga.
Ekipi i Hansi Flick shftrytëzon kështu në maksimum hapin fals të Real Madrid të shtunën, që u mund ndaj Betis, për të siguruar një fitore që e ngjit në vendin e parë. Në fakt sfida ndaj Sociedad nuk mendohet të ishte aspak e lehtë për katalanasit, por ajo u thjeshtua shumë teksa brenda 16 mintave të para, miqtë do ta shihnin veten me një futbollist më pak pas daljes nga loja me karton të kuq të Elustondos, për një faull takitk ndaj Olmos. Nga ky moment Barça do të dominonte sfidën, duke gjetur edhe nga dy gola në çdo pjesë. Në minutën e 25 Ymal vallëzon nga krahu i djahtë fton në akison Olmon që me një krosim të bukur gjen të lirë në shtyllën e dytë Gerarg Martin që nuk fal për golin e avantazhit. Barça nuk ndalet me kaq, teksa 4 minuta më vonë pas zhvillimeve të një goditje nga këndi topi nuk largohet si duhet nga miqtë, teksa do të ishte Dani Olmo që do të godiste saktë duke gjetur cepin e portës.
Edhe pjesa e dytë do të kishte të njëjtin ritëm me ekipin e Hansi Flick që do të kërkonte të rriste përmasat e kësaj fitoreje. Araujo në të 56 do të përfitonte nga një largim jo i mirë i topit me duar nga portieri mik për golin e 3, ndërsa 4 minuta më vonë, sulmuesi polak Robert Lewandovski do të shtonte emrin e tij në listën e golashënuesëve, teksa do të tregojë nuhatjen e një bomberi, teksa devijon goditjen e Araujos për golin e 4, që do të kompletonte fitoren e Barcelonës.
“Goleadë lideri” shkruan ditën e sotme e përditshmja spanjolle “Sport”. Barça falë kësaj fitoreje ngjitet në krye të La Ligas me 57 pikë, 1 pikë më shumë se sa ndjekësit e Atletico Madrid dhe 3 më shumë se sa Real Madrid.
