Faqja më e njohur në botë nuk është më Google: një goditje e rëndë për motorin e kërkimit më të përdorur në planet, i cili e ka hequr përparësinë e tij nga TikTok, një rrjet social që ju lejon të regjistroni dhe postoni video muzikore, shkruan focus.it.

Sipas faqes së internetit Cloudflare Radar, në gjysmën e dytë të 2021 rrjeti social me origjinë kineze u ngjit në renditje dhe qëndroi i palëkundur në pozicionin e parë. Prandaj, Google.com bie në vendin e dytë, i ndjekur nga Facebook.com dhe Microsoft.com.

Prezantuar në shtator 2016 në Kinë dhe një vit më vonë në pjesën tjetër të botës, Douyin (ky është emri kinez i TikTok) arriti në një miliard përdorues në vitin 2021: ai pëlqehet veçanërisht nga vajzat, të cilat përfaqësojnë 59% të totalit, dhe të rinjtë deri në 29 vjeç (63%).

Startapi që e zotëron atë, ByteDance, i themeluar në vitin 2012, në më pak se dhjetë vjet ka arritur një xhiro marramendëse prej 63 miliardë dollarësh – duke shënuar + 60% në krahasim me 2020 në 2021.

Përveç se ishte faqja më e njohur, TikTok theu edhe rekordin për numrin e shkarkimeve në ditën e Krishtlindjes, kur ishte aplikacioni më i shkarkuar në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: