Tashmë gjithçka është e mundur! Nëse keni një pajisje të vjetër Android, duhet të keni kujdes, pasi Google ka fuqinë të ndërhyjë tek pajisja juaj.

‘The Next Web’ ka siguruar disa dokumente nga të cilat shihet se Google ka akses që të ndërhyjë tek pajisjet e vjetra Android, kjo nëse kërkohet nga një gjykatë. Ndërkohë, pajisjet që operojnë me sistemin Android 5.0 Lollipop ose një version më të ri nuk janë të rrezikuara, pasi përdorin një kod të veçantë kodimi dhe Google nuk ka mundësi që t’i monitorojë në distancë.

Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat e Android-it, mësohet se rreth 74% e pajisjeve operojnë me versione më të vjetra se Android 5.0, që do të thotë se pjesa më e madhe e pajisjeve Android janë të rrezikuara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: