SARANDË

Persona të paidentifikuar kanë grabitur mbrëmjen e djeshme banesën e një biznesmeni në qytetin Sarandës. Gazetarja “BalkanWeb”, Shpresa Dine raporton se biznesmeni i identifikuar me iniciale Sh.A ka në pronësi një linje autobusësh dhe banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2.

Grabitja ka ndodhur kur në banesë nuk ishte askush nga familjarët. Sipas burimeve  të para në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri.

Policia po punon për  të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit/ve, pasi ende nuk dihet se sa kanë qenë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: