LEZHË– Një dyqan elektro-shtëpiak në Lezhë ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 04:43 të mëngjesit të sotëm. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se autorët kanë qenë dy persona, të maskuar.

Të njëjtat burime theksojnë se pasi kanë thyer derën kryesore, autorët kanë grabitur rreth 30 celularë të markave të ndryshme.

hajdutet 3

“News24” dhe “BalkanWeb” kanë siguruar videon nga kamerat e sigurisë së dyqanit ku shihet se si dy hajdutët bëjnë ‘lëmsh’ gjithçka, dhe me pas marrin prej aty 30 celularët.

Informacion paraprak
Me datë 29.08.2017, rreth orës 04:43, është marrë njoftim se është vjedhur me thyerje një dyqan elektro – shtëpiak në qytet Lezhë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se 2 autorë të maskuar, pasi kanë thyer derën kryesore, kanë hyrë brenda dyqanit ku kanë vjedhur rreth 30 celularë të markave të ndryshme.

hajdutet5

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë, janë shoqëruar disa persona si dhe vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
hajdutet 6

hajdutet1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: