KRUJE- Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në kinemanë e qytetit të Krujës gjatë ditës së djeshme.

Grabitësit pasi kanë hapur derën e kinemasë kanë hyrë brenda dhe kanë marrë objekte me vlerë.

Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 14.09.2018, në Fushë Krujë, kanë vjedhur kinemanë e qytetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: