Një ditë tmerruese ka qenë e diela e kaluar për portierin e skuadrës së Botafogos dhe kombëtares së Brazilit. Jefferson është sulmuar dhe më pas grabitur nga disa persona në rrugët e qytetit të Rio De Janiero-s.

Portierit Jefferson në fillim i është bërë pritë me makinë nga grabitësit. Futbollisti i Botafogos është përpjekur për tu larguar por njëri prej grabitësve i ka drejtuar armën. Pasi i është afruar makinës “Range Rover” ai i ka sekuestruar të gjithë sendet personale dhe makinën, raporton spanjollja “AS”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb