TIRANE

Shtëpia e këngëtares së njohur Adelina Tahiri është raportuar se është grabitur. Burime të “Prive” kanë bërë me dije se hajdutët e kanë patur prej kohësh si objektiv banesën e këngëtares në Selanik, në të cilën kanë vjedhur sende me vlerë.

Madje aty Adelina kaloi pushimet me djalin dhe me motrën e saj. Dhe pse këngëtarja nuk ka reaguar personalisht për incidentin, burimet tregojnë se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht.

Sipas raportimeve, grabitësit nuk janë kapur ende nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: