Një i ri ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitjen e një banese. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili akuzohet se dje ka kryer një grabitje në Cures, ndërsa rezulton me pasaporta false.

I riu bashkë me disa persona nën kërcënimin e një thike kuzhine kanë hyrë në banesën e një të moshuare, dhe pasi e kanë mbyllur këtë të fundit në një dollap, i kanë grabitur asaj 20 mijë euro.

Në kuadër të veprimeve hetimore, një patrullë e Skuadrës Fluturuese është hasur në rrugë me një çift, burrë dhe grua me origjinë të huaj, të dy tashmë të njohur për Forcat e Policisë.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre të fundit, policia ka identifikuar edhe një person të tretë që iu gjet dokumenti fals. Nga ana tjetër vijojnë hetimet për grabitjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb