TIRANE-“Lekët që më janë gjetur janë qeratë e 3 magazinave të mia”. Kështu i ka justifikuar Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, sasinë e parave që i janë gjetur dhe që dyshohen se janë të vjedhur tek dega e një banke e nivelit të dytë në zonën e Ish-Bllokut.

Dëshmia është dhënë sot para oficerëve të policisë teksa u mor në pyetje mbi grabitjen spektakolare të kasafortës së bankës, ndersa i riu Kulla mohoi te kete qene pjese e grabitjes se Bankes. Kulla madje shtoi se nuk është person që i ka borxh dikujt, porse prej 2 muajsh ka dhënë një borxh prej 50 mijë lekësh të reja dhe që ende nuk i ka marrë. “Borxhin ia kam dhënë Roland Litit, dhe jo një herë por disa herë. Kam njohje me Litin prej 7 vitesh”, tha Kulla.

E ndërsa Litin e konsideroi mik të borxheve, sa i përket Alan Babametos, Robert Kulla mohoi ta njohë këtë person.
grabitesit2
Policia e konsideron 35 vjeçarin si një nga grabitësit e Bankës në zonën e Ish Bllokut bashkë me Roland Litin (Zekaj) dhe me 23-vjeçarin Alan Babameto. Robert Kulla është me arsim tetëvjeçar njoftoi policia. Burime nga policia thanë se një gjurmë e gishtit të njërit prej grabitësve në një shishe uji rezultoi se i përkiste Roland Liti (Zekaj). Kjo ka qenë gjurma që zbuloi të gjithë planin e grabitjes së bankës dhe çoi në identifikimin e tyre. Një ditë pas grabitjes së bankës, 37-vjeçari Roland Liti (Zekaj) bashkë me 23-vjeçarin Alan Babamato, kanë udhëtuar jashtë vendit, drejt Malit të Zi. Policia sekuestroi edhe një pjesë të shumës e parave të grabitura. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, janë sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë, një shumë prej 10.480 euro, si dhe 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare.

Më 6 gusht të 2016-ës, duke çarë murin e bankës ku ndodhej kasaforta grabites moren 20 milionë lekë të rinj. Fillimisht ata kishin ndërruar bravën e bodrumit dhe më pas kishin bërë gërmimet në mur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: