TIRANE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pranishëm sot në Kuvend, nuk kurseu sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha  të cilin e cilësoi “Haxhi Mileti”, duke i dalë në mbrojtje edhe Policisë së Shtetit.

Lleshaj vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, duke cilësuar grupin që fshihet pas grabitjes në Rinas, jo vetëm i rrezikshëm, por edhe me lidhje të ngushta me celulat terroriste.

“Ligji që do miratohet sot do t’i japë një zgjidhje të konsoliduar sistemit. Ligji mundëson rritjen e bashkëpunimit mes  Prokurorisë. Ky ligj krijojn  kushtet bazë për rritjen e  profesionalizimit të oficerëve të policisë gjyqësore, duke filluar nga  momentet e kualifikimet. Edhe sulmi ndaj policisë së shtetit është shenjë e dëshpërimi të madh ndaj sulmeve ndaj policisë së shtetit.

Jo vetëm sulme me gurë por edhe sulme verbale. Në një hark të shkurtër kohor, vetëm pak ditë e cila u finalizua me një vjedhje, policia e shtetit arriti të dokumentojë me prova shkencore një vepër shumë të rëndë që ka tronditur opinionin publik.  Grupi kryesohet nga Haxhi Mileti. Ka hequr dorë nga thirrja e njerëzve me emrin e vërtetë. Besoj se e dini kushdo që ka lexuar librin e Ismail Kadaresë e di kush është Haxhi Mileti.

Në Kosovë ky grup ka sulmuar banka, ka sulmuar policinë e shtetit ka lidhje me celulat  terroriste. Mbetet në grupin shqiptar të mbahet kjo situatë e cila është e jashtëzakonshme. Ishte vetëm sot një shenjë interesante  vlerësim, nga E Ngarkura  me Punë e cila e vlerësoi si policinë më të mirë në Kuvend”-u shpreh Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb