Lajmi për incidentin që ndodhi në rezidencën e Kim Kardashian në një hotel luksoz në Paris u shpërnda në masë të madhe në gjithë botën.

Yllit të famshëm amerikan iu vodhën stoli në vlerë prej 11 milionë eurosh, ndërsa ka pasur spekulime nga më të ndryshmet se si ka ndodhur vjedhja.

Pas analizimit të situatës mediat ngrenë 5 dyshime për ngjarjen, duke përfshirë edhe mungesën e truprojës, i cili kërcënoi më pas grabitësit se do t’i gjente por ku ishte ai kur ndodhi grabitja?!

Kim ishte lidhur dhe ishte mbyllur në banjë. Shumë i çuditshëm është fakti se si roja i hotelit i la grabitësit të hynin. Po kështu një dyshim tjetër ka të bëjë me faktin se grabitësit e dinin saktësisht se çfarë donin.

Kim ishte e vetme në apartament në momentin kur ndodhi grabitja. Ndërsa familja e famshme Kardashian u tërhoq nga jeta publike për të shmangur incidentet e ngjashme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb