ELBASAN

4 persona janë arrestuar sot nga policia në Elbasan për lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit. Dy nga të arrestuarit dyshohet të kenë qenë pjesë e grabitjes, ndërsa dy të tjerët si modifikues të furgonit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se dy të arrestuar janë nga Elbasani, ndërsa dy të  tjerët nga Fushë-Kruja ndërsa operacioni ende vazhdon me kontrolle të imtësishme nga ana e policisë.

Servisi ku dyshohet se u modifikua furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ndodhet në periferi të Elbasanit, në pronësi të shtetasit Gentian.SH.

Ai ka deklaruar se servisin dhe një lokal që disponon  ia ka dhënë me qera të afërmëve të  Klement Qales.  Sipas gazetares Lala policia dyshon se në megagrabitjen e Rinasit, dyshohet të jenë  përfshirë tre grupe kriminale.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb