TIRANË
Pas supergrabitjes së 9 prillit të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, një grup deputetësh të rinj i janë drejtuar sot me një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa kërkojnë interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në letrën e siguruara nga “BalkanWeb” shihen qartë emrat e deputetëve, të cilët kanë kërkuar në formë urgjente sqarime për grabitjen.
Ajo që bie në sy është fakti se për pos emrave të rinj, në listë janë deputeti nga radhët e LSI-së, Lefter Koka si dhe Myslim Murrizi nga Partia Demokratike, të cilët vepruan kundër vendimit të partive për djegien e mandateve. Kjo interpelancë do të parashtrohet nga deputeti i LSI-së Ralf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet nga deputeti Myslim Murrizi.