Grabitje me maska pak pas mesnate në Klos. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se 5 persona të armatosur me maska pasi kanë hyrë në banesë kanë grabitur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare. Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: