Autoritetet spanjolle kanë vendosur në pranga një shqiptar të shpallur në kërkim, ndërkohë që pritet të ekstradohet drejt vendit tonë. Shqiptari, 32-vjeçar, dyshohet për grabitje banesash në Shqipëri si dhe për një vjedhje në një hotel të njohur në qytetin e Alicante.

Ajo që rëndon më shumë mbi të riun, është një grabitje të dhunshme në banesë në Shqipëri, ku nën kërcënimin e armës ka marrë ndër të tjera një objekt me vlerë 10 mijë euro.

Sipas Policisë, ka grupe të specializuara që janë ngarkuar për gjetjen dhe arrestimin e këtyre të arratisurve që vendosen në Spanjë për t’i shmangur drejtësisë në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.

“Ata duhet të jenë agjentë shumë të kualifikuar në funksione të tilla pasi këta të arratisur priren të marrin masa të forta vetëmbrojtjeje në rutinën e tyre të përditshme, pavarësisht se bëjnë një jetë normale të dukshme në shoqërinë tonë, përveç faktit që disa prej tyre janë individë të rrezikshëm”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb