Dy persona janë përplasur fizikisht këtë të mërkurë me njëri-tjetrin, ndërsa sherri ka degraduar edhe në përdorimin e sendeve të forta.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 34-vjeçari Saimir Murataj, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta A.K.

Gjithashtu policia ka arrestuar shtetasin Th.H., pasi dyshohet se i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. H., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë,   pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb