San Francisco ka rënë pre e sulmeve dhe grabitjeve të ndryshme një natë më parë.

Sipas mediave amerikane, kryetari i San Franciscos dhe shefi i policisë kanë premtuar reagim të tyre për të gjetur fajtorët dhe t’i vendosur ata përpara drejtësisë.

Kujtojmë se dhjetëra dyqane përshirë Louis Vuitton dhe Bloomingdale, janë goditur të premten mbrëma si pjesë e plaçkitjes masive, që për cak kishin kompanitë në sheshin Unio.

Shefi i policisë Bill Scott, në mënyrë të ngjashme paralajmëroi ndryshimin e infrastrukturës që ka për qëllim të parandalon plaçkitjet masive në të ardhmen.

“Duhet t’ua vështirësojmë punën atyre atë çfarë kanë bërë mbrëmë, ku janë ndalur para bizneseve, kanë thyer xhamat dhe kanë marrë gjithçka që kanë mundur, duke i futur në veturat e parkuara para lokalit”, tha Scott duke shtuar se tetë persona janë arrestuar lidhur me këto plaçkitje.

Disa prej plaçkitjeve janë filmuar nga kamerat e sigurisë, e Scott tha se do të godasë me grusht të hekurt në zonat që kanë ndodhur grabitjet, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb