FIER

Punimet në qendër të qytetit të Fierit kanë sjellë në një vizitë të papritur Kreun e Kuvendit Gramoz Ruci. Ky i fundit që në orët e para të mëngjesit ka parë nga afër ecurinë e punimeve ndërsa ka qenë i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe deputeti Xhevit Bushaj.

Punimet në qendrën e qytetit janë duke vijuar prej disa muajsh dhe ato pritet të përfundojnë përpara afateve të përcaktuara. Qendra e qytetit të Fierit është projekti më i madh infrastrukturor që po zbatohet kohët e fundit. Pak kohë më parë ecuria e punimeve në qendër të qytetit të Fierit dhe rehabilitimi i lumit “Gjanica”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb